Për koncesionet dhe partneritetin publik privat
Ligji nr. 88/2025, datë 12 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 88/2025
- Data e miratimit
- 12 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 13 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 13 tetor 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2026-01-13
LIGJ
Nr. 88/2025
PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT1
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi i ligjit
Ky ligj ka për qëllim krijimin e një kuadri të favorshëm e të qëndrueshëm për nxitjen,
tërheqjen dhe krijimin e lehtësive për investimet, që realizohen si koncesione/partneritete
publike private.
Neni 2
Objekti i ligjit
Ky ligj rregullon kompetencat e autoriteteve dhe të enteve kontraktuese për të hyrë në
marrëveshje për investime të bazuara në koncesione/partneritete publike private, procedurat
për dhënien e marrëveshjeve të tilla, si: nënshkrimi, ndërprerja dhe ndryshimet e marrëveshjeve
të koncesionit/partneritetit publik privat, ndarja e risqeve fiskale, çështjet që kanë të bëjnë me
rregullimet financiare dhe mbështetjen, në lidhje me koncesionet/partneritetet publike private,
politikën e këtyre koncesioneve dhe autoritetin për zbatimin e tyre, si dhe çështje të tjera që
lidhen me koncesionet/partneritetet publike private.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji, me termat e mëposhtëm nënkuptojmë:
1. “Koncesion” është koncesioni i punëve publike ose koncesioni i shërbimeve publike.
2. “Koncesioni i punëve publike” është një marrëveshje me interes financiar, e lidhur me
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.