Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, i ndryshuar

Ligji nr. 90/2025, datë 12 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
90/2025
Data e miratimit
12 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 8, 12 janar 2026
Hyn në fuqi
27 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 8, datë 2026-01-12

LIGJ

Nr. 90/2025

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 80/2021, “PËR

REGJISTRIMIN E ORGANIZATAVE JOFITIMPRURËSE”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 80/2021, “Për regjistrimin e organizatave jofitimprurëse”, i ndryshuar, bëhen

ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Kudo në përmbajtjen e ligjit:

a) emërtimi “Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë” zëvendësohet me emërtimin “Gjykata e Shkallës

së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë”, sipas kontekstit gramatikor përkatës;

b) fjala “fillestar” zëvendësohet me fjalët “për herë të parë”.

Neni 2

Në nenin 3, pikat 10 dhe 11, në nenin 6, pika 1, në nenin 10, në nenin 11, pika 1, në titullin e

seksionit IV, në nenin 33, pika 2, si dhe në nenin 35, pika 1, fjalët “regjistrim tjetër” zëvendësohen

me fjalët “regjistrim i ndryshimeve të të dhënave”, sipas kontekstit gramatikor përkatës.

Neni 1 ndryshohet si më poshtë:

Neni 3

“Neni 1

Objekti i ligjit

Ky ligj përcakton procedurat e regjistrimit të organizatave jofitimprurëse, sipas legjislacionit në

fuqi, që përcakton rregullat për themelimin, regjistrimin, funksionimin, organizimin dhe veprimtarinë

e organizatave jofitimprurëse, si dhe rregullat për mbajtjen e regjistrit të tyre.”.

Neni 4

Pika 9 e nenit 3 ndryshohet si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.