Ligj

Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme

Ligji nr. 85/2025, datë 12 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
85/2025
Data e miratimit
12 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 5, 7 janar 2026
Hyn në fuqi
22 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 5, datë 2026-01-07

LIGJ

Nr. 85/2025

PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët

1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që nga data e

hyrjes në fuqi të këtij ligji e deri në datën 31 dhjetor 2026 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me

vlerën e tregut. Kërkesat për rivlerësim të dorëzuara pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës për të

cilat janë kryer pagesat e tatimit, por nuk kanë përfunduar procedurat administrative nga ASHK-ja

brenda datës 31 dhjetor 2026, konsiderohen objekt rivlerësimi sipas këtij ligji dhe procedurat

administrative përfundojnë deri më 31 mars 2027.

2. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së paluajtshme

nga institucionet përkatëse ose nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës.

3. Në rast se individi vendos që të kryejë rivlerësimin me vlerën e tregut, atëherë ai zgjedh një

ekspert të licencuar. Aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin

e vlerësimit të ekspertit. Në këtë rast, drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës

përllogarisin:

a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferencë ndërmjet vlerës së pasqyruar në aktin e

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.