Ligj

Për kujdesin alternativ në familje në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 92/2025, datë 18 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
92/2025
Data e miratimit
18 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 13 janar 2026
Hyn në fuqi
28 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2026-01-13

LIGJ

Nr. 92/2025

PËR KUJDESIN ALTERNATIV NË FAMILJE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti i ligjit

1. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i rregullave për kujdesin alternativ në familje për fëmijët

pa kujdes prindëror ose në rrezik për të humbur këtë kujdes, si një nga format e përkujdesjes

alternative ndaj fëmijëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës

në Republikën e Shqipërisë.

2. Ky ligj përcakton rregulla për:

a) shërbimin e kujdesit alternativ në familje;

b) subjektet e përfshira në sistemin e kujdesit alternativ në familje;

c) kushtet, standardet dhe procedurat e ofrimit të kujdesit alternativ në familje;

ç) strukturat përgjegjëse publike dhe jopublike për kujdesin alternativ në familje;

d) të drejtat e fëmijëve që përfitojnë kujdes alternativ në familje;

dh) të drejtat e detyrimet e familjeve dhe të strukturave përgjegjëse për organizimin, zbatimin,

monitorimin e inspektimin e kujdesit alternativ në familje.

Neni 2

Qëllimi i ligjit

1. Qëllimi i këtij ligji është garantimi i ofrimit të shërbimit të kujdesit alternativ në familje në një

mjedis të përshtatshëm familjar për fëmijët në nevojë për përkujdesje e mbrojtje.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.