Ligj

Për sinjalizimin dhe mbrojtjen e sinjalizuesve

Ligji nr. 96/2025, datë 18 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
96/2025
Data e miratimit
18 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 21 janar 2026
Hyn në fuqi
5 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2026-01-21

LIGJ

Nr. 96/2025

PËR SINJALIZIMIN DHE MBROJTJEN E SINJALIZUESVE1

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat për mbrojtjen e sinjalizuesve në sektorin publik dhe privat, të cilët

raportojnë shkelje të mundshme të kuadrit ligjor nëpërmjet mekanizmave të krijuar për raportimin e

tyre, procedurat për shqyrtimin e sinjalizimeve, mekanizmat për mbrojtjen e sinjalizuesve, si dhe

detyrimet e autoriteteve publike dhe të subjekteve private në lidhje me sinjalizimin.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij ligji është parandalimi dhe goditja e çdo veprimi të kundërligjshëm në sektorin

publik e privat nëpërmjet krijimit të mekanizmave të përshtatshëm ligjorë dhe institucionalë, si dhe

nxitja e sinjalizimit të shkeljeve të mundshme të kuadrit ligjor, duke garantuar mbrojtjen efektive të

sinjalizuesve dhe trajtimin e drejtë të sinjalizimeve.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për mbrojtjen e sinjalizuesve, që raportojnë ose disponojnë informacion për

veprime të kundërligjshme, që cenojnë interesin publik, përfshirë keqpërdorimin e funksionit publik,

korrupsionin e keqadministrimin e fondeve ose të burimeve publike, si dhe çdo veprim tjetër që

dëmton transparencën, llogaridhënien e integritetin në administratën publike dhe përbën shkelje të

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.