Ligj

Për vullnetarizmin

Ligji nr. 94/2025, datë 18 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
94/2025
Data e miratimit
18 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 15, 21 janar 2026
Hyn në fuqi
5 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2026-01-21

LIGJ

Nr. 94/2025

PËR VULLNETARIZMIN

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton parimet bazë, rregullat për kryerjen e vullnetarizmit, të drejtat dhe detyrimet e

vullnetarëve e të ofruesve të vullnetarizmit, kontratën e vullnetarizmit, organet shtetërore përgjegjëse

dhe mekanizmat për nxitjen, mbështetjen e mbikëqyrjen e vullnetarizmit në Republikën e Shqipërisë.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim krijimin e një kuadri rregullator e institucional të favorshëm për kryerjen e

vullnetarizmit dhe nxitjen e pjesëmarrjes së individëve në vullnetarizëm, zhvillimin e vlerave

njerëzore dhe solidaritetin shoqëror.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky ligj zbatohet për:

a) të gjitha subjektet që kryejnë, ofrojnë ose përfitojnë vullnetarizëm në Republikën e Shqipërisë;

b) vullnetarizmin afatgjatë dhe afatshkurtër.

2. Ky ligj nuk zbatohet për:

a) kryerjen e punëve ose të shërbimeve, që janë të zakonshme në familje, shoqëri apo në

marrëdhëniet e fqinjësisë;

b) dhurimin e gjakut;

c) realizimin e detyrimeve të caktuara me vendim gjykate të formës së prerë;

ç) angazhimin në një program trajnimi apo formimi profesional përpara lidhjes së kontratës së

punës;

d) përcaktimin e metodologjisë së prodhimit të statistikave zyrtare mbi vullnetarizmin;

dh) partitë politike;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.