Ligj

Për ratifikimin e Traktatit të Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad, më 22 nëntor 2024

Ligji nr. 91/2025, datë 18 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
91/2025
Data e miratimit
18 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 9 janar 2026
Hyn në fuqi
24 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2026-01-09

LIGJ

Nr. 91/2025

PËR RATIFIKIMIN E TRAKTATIT TË RIADIT PËR DISENJOT

DHE TË RREGULLOREVE SIPAS KËTIJ TRAKTATI,

BËRË NË RIAD, MË 22 NËNTOR 2024

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Traktati i Riadit për Disenjot dhe të rregulloreve sipas këtij Traktati, bërë në Riad, më

22 nëntor 2024, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 18.12.2025.

Shpallur me dekretin nr. 3, datë 6.1.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram

Begaj.

DT/DC/26

ORIGJINALI: ANGLISHT

DATA: 25 NËNTOR 2024

Konferenca Diplomatike për Lidhjen dhe Miratimin e Traktatit për Disenjot (DT)

Riad, 11 deri 22 nëntor 2024

TRAKTATI I RIADIT PËR DISENJOT, RREGULLORET SIPAS TRAKTATIT TË RIADIT

PËR DISENJOT DHE REZOLUTA E KONFERENCËS DIPLOMATIKE PLOTËSUESE E

TRAKTATIT TË RIADIT PËR DISENJOT DHE RREGULLORET PËRKATËSE

Miratuar nga Konferenca Diplomatike, më 22 nëntor 2024

TRAKTATI I RIADIT PËR DISENJOT

DLT/DC/26

TRAKTATI I RIADIT PËR DISENJOT

LISTA E NENEVE

Neni 1 – Shprehjet e shkurtuara

Neni 2 – Parimet e përgjithshme

Neni 3 – Aplikimet dhe disenjot industriale për të cilat zbatohet ky Traktat

Neni 4 – Zbatimi

Neni 5 – Përfaqësuesit; adresa për dorëzimin ose adresa për korrespondencën

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.