Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 155/2020, “Për ndryshimet klimatike”, i ndryshuar
Ligji nr. 95/2025, datë 18 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 95/2025
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2025
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 7 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 22 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2026-01-07
LIGJ
Nr. 95/2025
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 155/2020,
“PËR NDRYSHIMET KLIMATIKE”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 155/2020 “Për ndryshimet klimatike”, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
1. Pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:
“4/1. “Shkarkime GES” janë çlirimet e gazeve me efekt serrë (GES) nga burimet e instalimit, që kryejnë aktivitetet e përfshira në shtojcën II, pjesa A; nga operatori i avionit, sipas përcaktimeve në shtojcën II, pjesa B; nga anija që kryen një veprimtari transporti detar dhe çliron GES-et e përfshira në shtojcën II, pjesa C, ose nga subjekti i rregulluar që kryen veprimtarinë e përmendur në shtojcën II, pjesa D.”.
2. Pika 12 shfuqizohet.
3. Pika 34 ndryshohet si më poshtë:
“34. “IGJEO” është Instituti i Gjeoshkencave.”.
4. Pas pikës 37 shtohen pikat 38, 39, 40, 41, 42, 43 dhe 44 me këtë përmbajtje:
“38. “Efektet në aviacion, të palidhura me shkarkimin e CO2” janë efektet në klimë nga çlirimi i oksideve të azotit (NOx), i grimcave të blozës dhe i oksideve të squfurit gjatë djegies së karburantit dhe efektet nga avujt e ujit, duke përfshirë vijat e kondensimit (contrail) nga një avion që kryen një veprimtari aviacioni, të radhitur në shtojcën II, pjesa B.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.