Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, i ndryshuar

Ligji nr. 97/2025, datë 18 dhjetor 2025, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
97/2025
Data e miratimit
18 dhjetor 2025
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 4, 7 janar 2026
Hyn në fuqi
22 janar 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2026-01-07

LIGJ

Nr. 97/2025

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 25/2022, “PËR MBËSHTETJEN DHE ZHVILLIMIN E STARTUP-eve”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 25/2022, “Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

1. Titulli i ligjit ndryshon si më poshtë:

“Për mbështetjen dhe zhvillimin e startup-eve dhe inovacionit”.

2. Kudo në tekst togfjalëshi “nga agjencia përgjegjëse për zhvillimin dhe mbështetjen e startup-eve" zëvendësohet me togfjalëshin “nga agjencia përgjegjëse për zhvillimin dhe mbështetjen e startup-eve dhe inovacionit”.

3. Kudo në tekst togfjalëshi “ministri përgjegjës për sipërmarrjen” zëvendësohet me togfjalëshin “ministri përgjegjës për inovacionin”.

Neni 2

Në nenin 1, pika 2 ndryshohet si më poshtë:

“2. Mbështetjen e ekosistemit vendas të startup-eve dhe të inovacionit nëpërmjet bashkëpunimit midis të gjithë aktorëve të tij dhe integrimit me ekosistemin ndërkombëtar për nxitjen e kërkimit, realizimit dhe përdorimit të ideve inovative, si dhe modeleve, produkteve e proceseve të reja në çdo fushë për zhvillimin ekonomik.”.

Neni 3

Neni 2 ndryshohet si më poshtë:

“Neni 2

Objekti

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.