Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite, për shërbimet ajrore

Ligji nr. 39/2019, datë 20 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
39/2019
Data e miratimit
20 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 17 korrik 2019
Hyn në fuqi
1 gusht 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2019-07-17

LIGJ

Nr. 39/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLITTË

MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE, PËR SHËRBIMET AJRORE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Mbretërisë së Arabisë Saudite për shërbimet ajrore, sipas tekstit që i bashkëlidhet

këtij ligji.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.6.2019

Shpallur me dekretin nr. 11220, datë 11.7.2019 të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE MBI SHËRBIMET AJRORE

PREAMBULË

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Mbretërisë së Arabisë Saudite

(të referuara më poshtë si “Palët”);

Duke qenë Palë të Konventës së Aviacionit Civil Ndërkombëtar, të hapur për nënshkrim më

7 dhjetor 1944 në Çikago;

Duke dëshiruar të promovojnë një sistem aviacioni ndërkombëtar bazuar në konkurrencën

ndërmjet linjave ajrore në treg dhe rregullimin dhe ndërhyrjen minimale të qeverisë;

Duke dëshiruar të lehtësojnë zgjerimin e mundësive të shërbimeve ajrore ndërkombëtare;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.