Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike sh.a. dhe KfW-së, Frankfurt am Main, për Programin e Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I

Ligji nr. 41/2019, datë 20 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
41/2019
Data e miratimit
20 qershor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 103, 17 korrik 2019
Hyn në fuqi
1 gusht 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2019-07-17

LIGJ

Nr. 41/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË, OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË

ELEKTRIKE SHA DHE KfW-së, FRANKFURT AM MAIN, PËR

PROGRAMIN E INVESTIMEVE PËR SHPËRNDARJEN

E ENERGJISË ELEKTRIKE I

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh. a. dhe KfW, Frankfurt am Main, për programin e investimeve për shpërndarjen e energjisë elektrike I, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 20.6.2019.

Shpallur me dekretin nr. 11222, datë 11.7.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

MARRËVESHJE HUAJE E DATËS 5.3.2019 NDËRMJET KfW-së, FRANKFURT AM MAIN (“KfW”) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (“HUAMARRËSI”) DHE OPERATORIT TË SHPËRNDARJES SË ENERGJISË ELEKTRIKE SHA (OSHEE (“AGJENCIA ZBATUESE E PROJEKTIT”) PËR 30,000,000.00 EURO

Programi i Investimeve për Shpërndarjen e Energjisë Elektrike I –

BMZ-ID: 2016 67 518

Nr. i huas 29098

PËRMBAJTJA

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.