Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe kapitalin
Ligji nr. 40/2019, datë 20 qershor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 40/2019
- Data e miratimit
- 20 qershor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 103, 17 korrik 2019
- Hyn në fuqi
- 1 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 103, datë 2019-07-17
LIGJ
Nr. 40/2019
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET REPUBLIKËS
SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË ARABISË SAUDITE PËR
SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN
E EVAZIONIT FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI
TË ARDHURAT DHE KAPITALIN
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite për
shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të
ardhurat dhe kapitalin, sipas tekstit bashkëlidhur këtij ligji.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 20.6.2019.
Shpallur me dekretin nr. 11221, datë 11.7.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta.
MARRËVESHJE
NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE MBRETËRISË SË ARABISË, SAUDITE
PËR SHMANGIEN E TATIMIT TË DYFISHTË DHE PARANDALIMIN E EVAZIONIT
FISKAL NË LIDHJE ME TATIMIN MBI TË ARDHURAT DHE KAPITALIN
Republika e Shqipërisë dhe Mbretëria e Arabisë Saudite, me dëshirën për të nxitur marrëdhëniet e
tyre të përbashkëta ekonomike nëpërmjet lidhjes ndërmjet tyre të një Marrëveshjeje për shmangien e
tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal në lidhje me tatimin mbi të ardhurat dhe
kapitalin;
kanë rënë dakord si më poshtë:
Neni 1
Personat e përfshirë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.