Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë s Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin: “Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë i zonave rurale IV”
Ligji nr. 43/2019, datë 4 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 43/2019
- Data e miratimit
- 4 korrik 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 107, 23 korrik 2019
- Hyn në fuqi
- 7 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 107, datë 2019-07-23
LIGJ
Nr. 43/2019
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT TË
MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË
REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM FINANCIAR
2018, PËR PROJEKTIN: “PROGRAMI SEKTORIAL I UJËRAVE/FURNIZIMI ME
UJË I ZONAVE RURALE IV”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1 dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e
Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe
Qeverisë së Republikës Federale të Gjermanisë për bashkëpunim financiar 2018, për projektin
“Programi sektorial i ujërave/furnizimi me ujë i zonave rurale IV”, sipas tekstit që i bashkëlidhet
këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Neni 2
Miratuar në datën 4.7.2019
Shpallur me dekretin nr. 11230, datë 17.7.2019 të Presidentit
të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
MARRËVESHJE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE
QEVERISË SË REPUBLIKËS FEDERALE TË GJERMANISË PËR BASHKËPUNIM
FINANCIAR 2018 PËR PROJEKTIN: “PROGRAMI SEKTORIAL I
UJËRAVE/FURNIZIMI ME UJË I ZONAVE RURALE IV”
Këshilli
Gjermanisë,
i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës Federale të
në frymën e marrëdhënieve ekzistuese miqësore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Republikës Federale të Gjermanisë,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.