Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar
Ligji nr. 42/2019, datë 4 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 42/2019
- Data e miratimit
- 4 korrik 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 128, 18 shtator 2019
- Hyn në fuqi
- 3 tetor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 128, datë 2019-09-18
LIGJ
Nr. 42/2019
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 107/2014, “PËR
PLANIFIKIMIN DHE ZHVILLIMIN E TERRITORIT”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 107/2014, “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, të ndryshuar, bëhen
shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 3, pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. “Agjencia e Zhvillimit të Territorit” është institucion që ka përgjegjësi zhvillimin e
territorit dhe kryen funksionet e sekretariatit teknik të Këshillit Kombëtar të Territorit.”.
Neni 2
Në nenin 7 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Në paragrafin e parë, pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç” me këtë përmbajtje:
“ç) KKT-ja vendos miratimin e rregulloreve të veçanta për kushtet e zhvillimit për rastet në
kompetencë të saj.”.
2. Në paragrafin e dytë, pas fjalëve “Pranë Këshillit Kombëtar të Territorit funksionon
sekretariati teknik i këtij këshilli” shtohen fjalët “Agjencia e Zhvillimit të Territorit”.
Neni 3
Në nenin 25, pas pikës 4 shtohet pika 4/1 me këtë përmbajtje:
“4/1. Autoriteti përgjegjës për miratimin përfundimtar, jo më vonë se 15 ditë pas botimit në
regjistrin e planifikimit
të territorit, dërgon pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.