Ligj

Për nismën ligjvënëse të zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 54/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
54/2019
Data e miratimit
18 korrik 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 116, 6 gusht 2019
Hyn në fuqi
6 gusht 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2019-08-06

LIGJ

Nr. 54/2019

PËR NISMËN LIGJVËNËSE TË ZGJEDHËSVE NË REPUBLIKËN E

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

një grupi deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi dhe objekti i ligjit

1. Ky ligj vendos procedurat për ushtrimin e nismës ligjvënëse të zgjedhësve në

Republikën e Shqipërisë, të sanksionuar nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

2. Nisma ligjvënëse e zgjedhësve synon përfshirjen e tyre në proceset vendimmarrëse dhe

realizohet nëpërmjet propozimit të projektligjeve.

Neni 2

Parimet bazë

1. Ndalohet çdo lloj kufizimi për të marrë pjesë në procesin e propozimit të

projektligjeve, bazuar në legjislacionin në fuqi për mbrojtjen nga diskriminimi.

2. Procesi i nismës ligjvënëse zhvillohet në respektim të të drejtave të njeriut, në mënyrë

të veçantë të së drejtës për t’u organizuar lirisht, të lirisë së shprehjes dhe lirisë së shtypit, lirisë së

lëvizjes brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, si dhe të së drejtës për t’u informuar.

Neni 3

Përkufizime

1. “Afat kohor’ është koha e llogaritur në ditë pune, brenda së cilës realizohen procedurat

e parashikuara në këtë ligj.

2. “Fletët e mbledhjes së nënshkrimeve” janë fletë tip për mbledhjen e nënshkrimeve të

mbështetësve të nismës, të miratuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, sipas parashikimeve

të këtij ligji.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.