Për ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeminiistri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes
Ligji nr. 1/2026, datë 22 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 1/2026
- Data e miratimit
- 22 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 21, 27 janar 2026
- Hyn në fuqi
- 27 janar 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 21, datë 2026-01-27
UDHËZIM
Nr. 1, datë 25.9.2026
PËR STRUKTURËN, ADMINISTRIMIN, PËRDITËSIMIN DHE PUBLIKIMIN E
REGJISTRIT TË LOBIMIT
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 8, të ligjit nr. 12/2026, “Për lobimin në Republikën e
Shqipërisë” (në vijim “Ligji”), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të
Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”),
UDHËZON:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Ky udhëzim përcakton strukturën, mënyrën e administrimit, si dhe procedurat për
përditësimin dhe publikimin e të dhënave në Regjistrin e Lobimit (në vijim “Regjistri”), në
zbatim të ligjit.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij udhëzimi është të rregullojë administrimin, përditësimin dhe publikimin e të
dhënave në Regjistër, me qëllim garantimin e transparencës së veprimtarisë së lobimit dhe
informimin e publikut, në përputhje me ligjin dhe legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave
personale.
Neni 3
Fusha e zbatimit
1. Ky udhëzim zbatohet për të gjitha subjektet e ligjit dhe proceset që lidhen me krijimin,
administrimin, funksionimin, përditësimin dhe publikimin e të dhënave në Regjistrin e
Lobimit.
2. Në veçanti, ky udhëzim zbatohet, për:
a) lobistët, persona fizikë ose juridikë, që kërkojnë regjistrim ose janë të regjistruar në
Regjistër;
b) përfituesit e lobimit, në rastet e parashikuara nga ligji;
c) zyrtarët publikë, sipas nenit 3 të ligjit;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.