Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (Agjencia e Zbatimit të Projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW), për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV

Ligji nr. 49/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
49/2019
Data e miratimit
18 korrik 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2019
Hyn në fuqi
14 gusht 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2019-07-30

LIGJ

Nr. 49/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (HUAMARRËSI), FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT), DHE KfW FRANKFURT AM MAIN (KfW), PËR PROGRAMIN E FURNIZIMIT ME UJË TË ZONAVE RURALE IV

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet Marrëveshja e Huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë (Huamarrësi), Fondit Shqiptar të Zhvillimit (Agjencia e zbatimit të projektit), dhe KfW Frankfurt am Main (KfW) për programin e furnizimit me ujë të zonave rurale IV, me një hua në shumën 40 000 000 (dyzet milionë) euro, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYETAR

Gramoz Ruçi

Miratuar në datën 18.7.2019.

Shpallur me dekretin nr.11239, datë 26.7.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJE HUAJE

E DATËS 3.6.2019

NDËRMJET KfW, FRANKFURT AM MAIN (“KfW”) DHE REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, TË PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË (“HUAMARRËSI”)

DHE FONDIT SHQIPTAR TË ZHVILLIMIT (FSHZH) (AGJENCIA E ZBATIMIT TË PROJEKTIT) PËR SHUMËN 40.000.000,00 EURO

- Furnizimi me ujë i zonave rurale IV -

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.