Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”
Ligji nr. 47/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 47/2019
- Data e miratimit
- 18 korrik 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 113, 1 gusht 2019
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2019-08-01
LIGJ
Nr. 47/2019
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 115/2016
“PËR ORGANET E QEVERISJES SË SISTEMIT TË DREJTËSISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”, bëhen shtesat dhe
ndryshimet e mëposhtme:
Neni 5, ndryshohet si më poshtë:
Neni 1
“Neni 5
Shkeljet disiplinore të anëtarëve të Këshillit të Lartë Gjyqësor
1. Anëtari i Këshillit të Lartë Gjyqësor kryen shkelje disiplinore, me dashje ose për shkak të
pakujdesisë, kur:
a) kryen veprime ose mosveprime,
të cilat përbëjnë mospërmbushje të detyrës, sjellje
joprofesionale ose joetike gjatë ushtrimit të funksionit ose jashtë tij, të cilat diskreditojnë pozitën
dhe figurën e anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor ose dëmtojnë besimin e publikut në sistemin
gjyqësor;
b) gjatë ushtrimit të funksionit, nuk i referohet ligjit ose fakteve, me dashje ose për shkak të
pakujdesisë së rëndë.
2. Kur përcaktohet nëse veprimi, mosveprimi ose sjellja e anëtarit të Këshillit të Lartë
Gjyqësor konsiderohet shkelje disiplinore ose një çështje e veprimtarisë profesionale, në çdo rast
merret parasysh:
a) shkalla e pakujdesisë;
b) shpeshtësia e veprimit ose mosveprimit;
c) dëmtimi, mundësia e shkaktimit të dëmtimit ose shkalla e pasojave që kanë ardhur ose
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.