Ligj

Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë

Ligji nr. 57/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 12 tetor 2023.

Numri
57/2019
Data e miratimit
18 korrik 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 113, 1 gusht 2019
Hyn në fuqi
16 gusht 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2019-08-01

LIGJ

Nr. 57/2019

PËR ASISTENCËN SOCIALE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky ligj përcakton rregullat dhe mekanizmat për përfitimin e asistencës sociale, autoritetet

përgjegjëse për garantimin e kësaj të drejte, si dhe marrëdhëniet e financimit të ofrimit dhe

përfitimit të asistencës sociale.

Neni 2

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

a) të përcaktojë ndihmën ekonomike dhe përfitimet për shkak të aftësisë së kufizuar për

individët dhe familjet në nevojë, të cilët nuk mund të sigurojnë plotësimin e nevojave bazë jetike,

zhvillimin e aftësive e të mundësive personale, ruajtjen e integritetit dhe përfshirjen shoqërore

për shkak të aftësive dhe mundësive të kufizuara ekonomike, fizike, psikologjike e shoqërore;

b) të zbusë varfërinë dhe përjashtimin shoqëror për individët e familjet, si dhe të krijojë

mundësi për integrimin e tyre, nëpërmjet sigurimit të një sistemi ndërhyrjesh e shërbimesh për

përmirësimin e jetesës së tyre;

c) të garantojë asistencë sociale nëpërmjet ndihmës së menjëhershme financiare për foshnjat e

porsalindura;

ç) mirorganizimin dhe mirëfunksionimin e institucioneve shtetërore përgjegjëse për ofrimin

dhe administrimin e asistencës sociale.

Neni 3

Fusha e zbatimit

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 12 tetor 2023 · 79/2023 · Për një shtesë dhe ndryshim në ligjin nr. 57/2019 “Për asistencën sociale në Republikën e Shqipërisë”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.