Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar

Ligji nr. 50/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
50/2019
Data e miratimit
18 korrik 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 126, 13 shtator 2019
Hyn në fuqi
28 shtator 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 126, datë 2019-09-13

LIGJ

Nr. 50/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 125/2013,

“PËR KONCESIONET DHE PARTNERITETIN PUBLIK PRIVAT”, TË

NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 e 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar, bëhen

këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Kudo në ligj, emërtimi: “Njësia e Trajtimit të Koncesioneve dhe Partneriteteve Publike

Private”, zëvendësohet me emërtimin: “Agjencia e Trajtimit të Koncesioneve (ATRAKO)”.

Në nenin 5, pika 1, shkronja “j”, shfuqizohet.

Neni 2

Neni 3

Neni 10, ndryshohet si më poshtë:

“Neni 10

Ministria përgjegjëse për financat

1. Autoriteti i ministrisë përgjegjëse për financat, lidhur me koncesionet/PPP, ushtrohet sipas

përcaktimeve në nenet e veçanta të këtij ligji.

2. Ministria përgjegjëse për financat vlerëson dhe miraton paraprakisht të gjitha projektet e

koncesionit/(PPP), si dhe çdo ndryshim apo transferim të tyre, nga pikëpamja e implikimeve

fiskale, individuale apo në grup për shpenzimet buxhetore, deficitin buxhetor, qëndrueshmërinë

e borxhit publik dhe detyrimet kontingjente eventuale. Nëse autoriteti kontraktues nuk e ka

shpallur operatorin fitues brenda 2-viteve nga marrja e miratimit nga ministria përgjegjëse për

financat, do të dërgojë studimin e fizibilitetit të rishikuar edhe një herë për miratim.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.