Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”
Ligji nr. 48/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 48/2019
- Data e miratimit
- 18 korrik 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 116, 6 gusht 2019
- Hyn në fuqi
- 21 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 116, datë 2019-08-06
LIGJ
Nr. 48/2019
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016 “PËR
STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e
Shqipërisë” bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Neni 8, ndryshohet si më poshtë:
“Neni 8
Papajtueshmëria ambientale
1. Papajtueshmëria ambientale, në kuptimin e këtij neni, krijohet për shkak të lidhjeve të
ngushta familjare mes magjistratëve, që janë përkatësisht bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja, ose
të afërmit e tij deri në shkallë të dytë.
2. Këshillat, gjatë emërimit, transferimit, apo ngritjes në detyrë të magjistratit, për aq sa
është e mundur dhe pa cenuar në mënyrë jopropocionale të drejtën për zhvillimin normal të
karrierës profesionale të magjistratit, marrin masa për të shmangur papajtueshmërinë ambientale,
sipas pikës 3, të këtij neni, me qëllim që të garantohet besimi i publikut në sistemin e drejtësisë,
pavarësia dhe paanësia e magjistratit, eficienca e gjykatave dhe zyrave të prokurorisë në dhënien e
drejtësisë.
3. Papajtueshmëri ambientale përbëjnë rrethanat e mëposhtme:
a) nëse respektivisht në të njëjtën gjykatë ose prokurori ku magjistrati kërkon të caktohet,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.