Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006, “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të ndryshuar

Ligji nr. 56/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
56/2019
Data e miratimit
18 korrik 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 111, 30 korrik 2019
Hyn në fuqi
14 gusht 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2019-07-30

LIGJ

Nr. 56/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9636, DATË 6.11.2006,

“PËR MBROJTJEN E SHËNDETIT NGA PRODUKTET E DUHANIT”, TË

NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, të

ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 3, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

1. Pikat 1 dhe 7, ndryshohen si më poshtë:

“1. ‘Produkte duhani’ nënkupton produktet që mund të konsumohen dhe të përmbajnë, qoftë

dhe pjesërisht, duhan të modifikuar gjenetikisht ose jo.”.

“7. ‘Pirje duhani’ është ndezja, thithja dhe mbajtja në dorë e ndezur e çdo produkti duhani, si

dhe e cigares elektronike e shishave/nargjileve.”.

2. Në pikën 18, pas fjalëve: “plotësisht me mure”, shtohen fjalët: “dhe çdo lloj materiali

tjetër”.

3. Pas pikës 18, shtohen pikat 19, 20, 21, 22, 23, 24, 25, 26, 27, 28, 29, 30, 31, 32, 33, 34, 35 e

36, me këtë përmbajtje:

“19. ‘Cigare’ nënkupton një mbështjellje duhani të grirë e cila konsumohet nëpërmjet procesit

të djegies, përveç purove, cigarillove dhe mbështjelljeve të tjera të duhanit.

20. ‘Duhan kaush/për t’u dredhur’ nënkupton duhanin e grirë në fije të imëta që përdoret për

pirje pa përpunim të mëtejshëm industrial.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.