Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008, “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar
Ligji nr. 46/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 46/2019
- Data e miratimit
- 18 korrik 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 111, 30 korrik 2019
- Hyn në fuqi
- 14 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 111, datë 2019-07-30
LIGJ
Nr. 46/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 10 006, DATË 23.10.2008,
“PËR MBROJTJEN E FAUNËS SË EGËR”, TË NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 006, datë 23.10.2008 “Për mbrojtjen e faunës së egër”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime dhe shtesa:
Neni 1
Emërtimi i ligjit ndryshohet dhe bëhet: “Për mbrojtjen dhe konservimin e faunës së egër”.
Neni 2
1. Kudo në ligj, emërtimet: “Agjencia e Mjedisit dhe Pyjeve”, “Policia Pyjore” dhe “Drejtoria
e Shërbimit Pyjor” zëvendësohen, përkatësisht, me: “agjencia përgjegjëse për monitorimin e
mjedisit”, “struktura inspektuese, që mbulon fushën e pyjeve” dhe “struktura përgjegjëse për
pyjet dhe kullotat në bashki”.
2. Kudo në ligj, fjalët: “ligji nr. 8405, datë 17.9.1998, “Për substancat dhe preparatet kimike””
zëvendësohen me fjalët: “legjislacionin në fuqi për menaxhimin e kimikateve”; fjalët: “ligji nr.
9537, datë 18.5.2006, ‘Për administrimin e mbetjeve të rrezikshme’” zëvendësohen me fjalët:
“legjislacionin në fuqi për menaxhimin e integruar të mbetjeve”; fjalët: “ligji nr. 8906, datë
6.6.2002 ‘Për zonat e mbrojtura’, i ndryshuar’”, zëvendësohen me fjalët: “legjislacionin në fuqi
për zonat e mbrojtura”; fjalët: “ligji nr. 7908, datë 5.4.1995, ‘Për peshkimin dhe akuakulturën’, i
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.