Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 44/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
44/2019
Data e miratimit
18 korrik 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 131, 24 shtator 2019
Hyn në fuqi
9 tetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 131, datë 2019-09-24

LIGJ

Nr. 44/2019

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 7895, DATË 27.1.1995,

“KODI PENAL I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR1

Në mbështetje të neneve 81, pika 2, shkronja “d”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7895, datë 27.1.1995, “Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar,

bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:

Neni 1

Në nenin 50, pas shkronjës “f” shtohet shkronja f/1 me këtë përmbajtje:

“f/1. Kur vepra është drejtuar ndaj personave të zgjedhur dhe funksionarëve publikë, për

shkak të detyrës.”.

Neni 96 ndryshohet si më poshtë:

Neni 2

“Neni 96

Neglizhenca në trajtimin mjekësor

Neglizhenca në trajtimin mjekësor të të sëmurëve nga ana e profesionistit shëndetësor, kur ka

rrezikuar jetën e personit, apo ka dëmtuar rëndë shëndetin e tij, dënohet me gjobë ose me

burgim deri në një vit.

Po kjo vepër, kur ka shkaktuar vdekjen e personit, dënohet me burgim deri në dy vjet.”.

Neni 121 ndryshohet si më poshtë:

Neni 3

“Neni 121

Ndërhyrje të padrejta në jetën private

Vendosja e aparaturave që shërbejnë për dëgjim apo regjistrim të fjalëve ose të figurave,

dëgjimi ose regjistrimi i fjalëve, fiksimi ose regjistrimi figurave, si dhe ruajtja për publikim i të

dhënave që ekspozojnë një aspekt të jetës private të personit, pa pëlqimin e tij, përbën

kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.