Ligj

Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar

Ligji nr. 9/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
9/2026
Data e miratimit
28 janar 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 11 shkurt 2026
Hyn në fuqi
26 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2026-02-11

LIGJ

Nr. 9/2026

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 96/2016,

“PËR STATUSIN E GJYQTARËVE DHE PROKURORËVE

NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 81, pikat 1 e 2, shkronja “a”, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me

propozimin e një deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 96/2016, “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 2 bëhen shtesat si më poshtë:

1. Pas shkronjës “j’ shtohet shkronja “j/1” me këtë përmbajtje:

“j/1) “Pasuri” janë të gjitha pasuritë e luajtshme dhe të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë

ose jashtë saj, sipas parashikimit të nenit 4 të ligjit nr. 9049, datë 10.4.2013, “Për deklarimin dhe

kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë”, i

ndryshuar, që janë në pronësi, posedim ose në përdorim të kandidatit për magjistrat ose magjistratit.”.

2. Pas shkronjës “k” shtohen shkronjat “k/1”, “k/2” dhe “k/3” me këtë përmbajtje:

“k/1) “Person i lidhur” është bashkëshorti/ja, bashkëjetuesi/ja dhe fëmija madhor i kandidatit për

magjistrat ose magjistratit, i cili për shkak të kësaj marrëdhënieje u nënshtrohet detyrimeve të

parashikuara në këtë ligj.

k/2) “Persona të tjerë të lidhur” janë personat e afërt deri në shkallë të dytë, personi i besuar,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.