Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar
Ligji nr. 55/2019, datë 18 korrik 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 55/2019
- Data e miratimit
- 18 korrik 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 113, 1 gusht 2019
- Hyn në fuqi
- 16 gusht 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 113, datë 2019-08-01
LIGJ
Nr. 55/2019
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008,
“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me
propozimin e deputetit Ilir Beqaj,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare”,
të ndryshuar, bëhen
ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 4, “Niveli i taksave kombëtare” bëhen këto ndryshime:
1. Në pikën 8, pas fjalisë së parë, shtohet fjalia me këtë përmbajtje:
“Në rastet kur artikujt që importohen në kapitullin 39, të NKM-së, pjesa joplastike zë më
shumë se 51 për qind të masës së përgjithshme, kjo taksë zbatohet vetëm për pjesën e masës së
plastikës.”.
2. Në pikën 8/1, fjalët: “25 lekë/kg”, zëvendësohen me fjalët: “10 lekë/kg”.
3. Pika 8.5, riformulohet si më poshtë:
“8.5 Për ambalazhet plastike/qelqi,
të cilat eksportohen dhe për
lëndët e para, si dhe për materialet/artikujt prej
taksa është paguar në momentin e
të cilat
plastike,
importit/prodhimit
të tyre, administrata doganore rimburson shumën e taksës së paguar.
Rimbursimi bëhet sipas procedurave të përcaktuara në udhëzimin e ministrit përgjegjës për
financat.”.
Neni 2
Në nenin 9, “Përjashtime nga pagimi i taksave kombëtare”, në pikën 4, pas shkronjës
“d”, shtohen shkronjat “dh”, “e”, “ë” dhe “f”, me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.