Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Kanadasë

Ligji nr. 58/2019, datë 12 shtator 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
58/2019
Data e miratimit
12 shtator 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 3 tetor 2019
Hyn në fuqi
18 tetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2019-10-03

LIGJ

Nr. 58/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES PËR MBROJTJEN SHOQËRORE

NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KANADASË

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja për mbrojtjen shoqërore ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Kanadasë, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.9.2019.

Shpallur me dekretin nr. 11288, datë 26.9.2019 të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJE

PËR MBROJTJEN SHOQËRORE NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

KANADASË

Republika e Shqipërisë dhe Kanadaja (Palët),

të vendosura për të bashkëpunuar në fushën e mbrojtjes shoqërore,

kanë vendosur të lidhin për këtë qëllim një marrëveshje, dhe

kanë rënë dakord si më poshtë:

PJESA I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përkufizime

1. Për qëllimet e kësaj marrëveshjeje:

“Përfitim, për secilën Palë, nënkupton çdo përfitim në para që është i pagueshëm sipas

legjislacionit të asaj pale dhe që përfshin çdo shtesë apo rritje të këtij përfitimi në para;

“Autoritet kompetent”, nënkupton:

- për Republikën e Shqipërisë (Shqipëria), ministri ose ministrat përgjegjës për zbatimin e

legjislacionit të Shqipërisë; dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.