Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Shtetit të Katarit për transportin detar

Ligji nr. 59/2019, datë 12 shtator 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
59/2019
Data e miratimit
12 shtator 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 135, 3 tetor 2019
Hyn në fuqi
18 tetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 135, datë 2019-10-03

LIGJ

Nr. 59/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES NDËRMJET KËSHILLIT

TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË

SË SHTETIT TË KATARIT PËR TRANSPORTIN DETAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe

Qeverisë së Shtetit të Katarit për transportin detar, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe

është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 12.9.2019.

Shpallur me dekretin nr. 11289, datë 26.9.2019 të Presidentit

të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta

MARRËVESHJE PËR TRANSPORTIN DETAR

NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

DHE QEVERISË SË SHTETIT TË KATARIT

Këshilli i Ministrave i Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Shtetit të Katarit (më poshtë të

referuara si Palët Kontraktuese).

Me synimin për të zhvilluar marrëdhënie miqësore ndërmjet dy Shteteve dhe për të forcuar

bashkëpunimin, bazuar në parimin e lundrimit të lirë në fushën e transportit detar, duke marrë në

konsideratë parimet e barazisë, bashkëpunimit dhe përfitimit të ndërsjellë.

Duke pasur parasysh dhe respektuar parimet e përcaktuara në të drejtën ndërkombëtare dhe,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.