Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes së huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor, me qasje programatike me shumë faza

Ligji nr. 62/2019, datë 19 shtator 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
62/2019
Data e miratimit
19 shtator 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 136, 4 tetor 2019
Hyn në fuqi
19 tetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 136, datë 2019-10-04

LIGJ

Nr. 62/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË HUAS NDËRMJET REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM, PËR PROJEKTIN PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË DHE TË TRANSPORTIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR, ME QASJE PROGRAMATIKE ME SHUMË FAZA

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja e huas ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin për lehtësimin e tregtisë dhe të transportit në Ballkanin Perëndimor, me qasje programatike me shumë faza, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 19.9.2019.

Shpallur me dekretin nr.11294, datë 3.10.2019, të Presidentit të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta

NUMRI I HUAS ______-__

MARRËVESHJE HUAJE

(PROJEKTI PËR LEHTËSIMIN E TREGTISË DHE TRANSPORTIT NË BALLKANIN PERËNDIMOR, ME QASJE PROGRAMATIKE ME SHUMË FAZA) NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS NDËRKOMBËTARE PËR RINDËRTIM DHE ZHVILLIM

Marrëveshje Huaje

Marrëveshja në datën e nënshkrimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë (Huamarrësi) dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim (Banka). Nëpërmjet saj, Huamarrësi dhe Banka bien dakord si më poshtë:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.