Për ratifikimin e kontratës financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”
Ligji nr. 63/2019, datë 3 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 63/2019
- Data e miratimit
- 3 tetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 30 tetor 2019
- Hyn në fuqi
- 14 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2019-10-30
LIGJ
Nr. 63/2019
PËR RATIFIKIMIN E KONTRATËS FINANCIARE NDËRMJET KËSHILLIT
TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE, PËR PROJEKTIN “SHTRATI I LUMIT LANA
– ZHVILLIM URBAN”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet kontrata financiare ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve, për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 3.10.2019
Numri i kontratës (FI N°) 87316
Numri i operacionit (Serapis N°) 2016-1020
SHTRATI I LUMIT LANA – ZHVILLIM URBAN
KONTRATA FINANCIARE
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE
POZNAN, 5 KORRIK 2019
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.