Ligj

Për ratifikimin e marrëveshjes me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë, me cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të drejtat themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrjeje në kuadrin e rregullores së Këshillit (KE) nr. 168/2007

Ligji nr. 66/2019, datë 3 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
66/2019
Data e miratimit
3 tetor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 142, 22 tetor 2019
Hyn në fuqi
6 nëntor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2019-10-22

LIGJ

Nr. 66/2019

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES ME SHKËMBIM NOTASH NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE KËSHILLIT TË STABILIZIM-ASOCIIMIT BASHKIMI EVROPIAN–SHQIPËRI PËR PJESËMARRJEN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, ME CILËSINË E VËZHGUESES, NË PUNËN E AGJENCISË SË BASHKIMIT EVROPIAN PËR TË DREJTAT THEMELORE DHE MËNYRËN E KËSAJ PJESËMARRJEJE NË KUADRIN E RREGULLORES SË KËSHILLIT (KE) NR. 168/2007

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet marrëveshja me shkëmbim notash ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Këshillit të Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri për pjesëmarrjen e Republikës së Shqipërisë, me cilësinë e vëzhgueses, në punën e Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore dhe mënyrën e kësaj pjesëmarrjeje në kuadrin e Rregullores së Këshillit (KE) nr. 168/2007, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.

Neni 2

Përfaqësuesi i Republikës së Shqipërisë në Bordin Drejtues të Agjencisë së Bashkimit Evropian për të Drejtat Themelore emërohet nga ministri i Drejtësisë, sipas parashikimeve të Rregullores së Këshillit (KE) nr. 168/2007.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.10.2019.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.