Për ratifikimin e marrëveshjes së grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Europiane të Investimeve për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”
Ligji nr. 64/2019, datë 3 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 64/2019
- Data e miratimit
- 3 tetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 146, 30 tetor 2019
- Hyn në fuqi
- 14 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 146, datë 2019-10-30
LIGJ
Nr. 64/2019
PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË GRANTIT NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EUROPIANE TË INVESTIMEVE PËR PROJEKTIN “SHTRATI I LUMIT LANA – ZHVILLIM URBAN”
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet marrëveshja e grantit ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane të Investimeve për projektin “Shtrati i lumit Lana – zhvillim urban”, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe është pjesë përbërëse e tij.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETAR
Gramoz Ruçi
Miratuar në datën 3.10.2019.
Numri i kontratës (FI N°) 87316
Numri i veprimit (Serapis N°) 2016-1020
SHTRATI I LUMIT LANA – ZHVILLIM URBAN
MARRËVESHJA E GRANTIT
NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE BANKËS EVROPIANE TË INVESTIMEVE
Poznan, 5 korrik 2019
Kjo kontratë është lidhur ndërmjet:
Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, të përfaqësuar nga ministri i Financave dhe Ekonomisë, znj. Anila Denaj, për llogari të Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (“Marrësi”),
në njërën anë,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.