Ligj

Për një shtesë në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar

Ligji nr. 67/2019, datë 3 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
67/2019
Data e miratimit
3 tetor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 142, 22 tetor 2019
Hyn në fuqi
6 nëntor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2019-10-22

LIGJ

Nr. 67/2019

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR. 7874, DATË 17.11.1994, “PËR STATUSIN E

VETERANIT TË LUFTËS ANTIFASHISTE NACIONAL ÇLIRIMTARE TË

POPULLIT SHQIPTAR”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit

të Luftës Antifashiste

Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar, bëhet shtesa e mëposhtme:

Neni 1

Në fund të nenit 7 shtohet paragrafi me këtë përmbajtje:

“Dita e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar është data 20

korrik.”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Miratuar në datën 3.10.2019.

Shpallur me dekretin nr. 11317, datë 18.10.2019 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.