Për një ndryshim në ligjin nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar
Ligji nr. 69/2019, datë 9 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 69/2019
- Data e miratimit
- 9 tetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 22 tetor 2019
- Hyn në fuqi
- 6 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2019-10-22
LIGJ
Nr. 69/2019
PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR. 9695, DATË 19.3.2007, “PËR
PROCEDURAT E BIRËSIMIT DHE KOMITETIN SHQIPTAR TË BIRËSIMIT”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Në nenin 10, të ligjit nr. 9695, datë 19.3.2007, “Për procedurat e birësimit dhe Komitetin
Shqiptar të Birësimit”, të ndryshuar, pika 2 ndryshohet si më poshtë:
“2. Të ketë përfunduar studimet në shkencat humane, shkencat juridike ose shkencat sociale,
me nivelin e diplomës ‘master shkencor’”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 9.10.2019.
Shpallur me dekretin nr. 11319, datë 18.10.2019 të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.