Për disa ndryshime në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar
Ligji nr. 68/2019, datë 9 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 68/2019
- Data e miratimit
- 9 tetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 142, 22 tetor 2019
- Hyn në fuqi
- 6 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 142, datë 2019-10-22
LIGJ
Nr. 68/2019
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 10 304, DATË 15.7.2010, “PËR
SEKTORIN MINERAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 10 304, datë 15.7.2010, “Për sektorin minerar në Republikën e Shqipërisë”, të
ndryshuar, bëhen ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Titulli i seksionit të dytë të kreut IV ndryshohet si më poshtë:
“Autorizimi i tregtimit dhe veprimtaritë studimore projektuese”.
Neni 33 ndryshohet si më poshtë:
Neni 2
“Neni 33
Veprimtaritë studimore-projektuese
1. Veprimtaritë studimore-projektuese, në fushën minerare, mund të kryhen vetëm nga
persona fizikë ose juridikë, që kanë të punësuar persona të certifikuar në veprimtarinë studimore-
projektuese në fushën minerare. Subjektet detyrohen të regjistrojnë në regjistrin tregtar, si objekt
veprimtarie, kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese në fushën minerare.
2. Certifikohen për kryerjen e veprimtarive studimore-projektuese, në fushën minerare,
personat që kanë aftësi teknike dhe përvojën e nevojshme për kryerjen e këtyre veprimtarive.
3. Këshilli
i Ministrave, me propozimin e ministrit përgjegjës për minierat, miraton
procedurën, kategoritë, kushtet, kërkesat e kualifikimit dhe të eksperiencës profesionale për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.