Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë
Ligji nr. 72/2019, datë 17 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 14 dhjetor 2023.
- Numri
- 72/2019
- Data e miratimit
- 17 tetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 7 nëntor 2019
- Hyn në fuqi
- 22 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2019-11-07
LIGJ
Nr. 72/2019
PËR MASAT SHTRËNGUESE NDËRKOMBËTARE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Qëllimi
së paqes dhe sigurisë, parandalimit
Qëllimi i këtij ligji është vendosja dhe zbatimi i masave shtrënguese ndërkombëtare në
funksion të ruajtjes
të konflikteve ndërkombëtare,
mbështetjes dhe forcimit të demokracisë, sundimit të ligjit të të drejtave të njeriut, si dhe arritjes
së objektivave të tjerë të sigurisë së përbashkët, në përputhje me rezolutat përkatëse të Këshillit
të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, akteve të organizatave të tjera ndërkombëtare apo
marrëveshjeve ndërkombëtare ku Republika e Shqipërisë është palë.
Neni 2
Objekti
1. Ky ligj përcakton procedurën e vendosjes, të zbatimit, ndryshimit e shfuqizimit të
masave shtrënguese ndërkombëtare, të cilat Republika e Shqipërisë i vendos, zbaton, ndryshon
ose shfuqizon në përputhje me Kushtetutën, të drejtën ndërkombëtare të detyrueshme për të,
rezolutave të miratuara nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, vendimet e miratuara
nga organizatat ndërkombëtare, në të cilat ajo është shtet anëtar, si dhe me këtë ligj.
2. Masat kundër financimit të terrorizmit nuk janë objekt i këtij ligji.
Neni 3
Fusha e zbatimit
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 dhjetor 2023 · 101/2023 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 72/2019, "Për masat shtrënguese ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.