Për miratimin e buxhetit faktik të vitit 2018
Ligji nr. 70/2019, datë 17 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 70/2019
- Data e miratimit
- 17 tetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 150, 7 nëntor 2019
- Hyn në fuqi
- 22 nëntor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 150, datë 2019-11-07
1
LIGJ
Nr. 70/2019
PËR MIRATIMIN E BUXHETIT FAKTIK TË VITIT 2018
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 158, të Kushtetutës, dhe të nenit 63, të ligjit nr. 9936,
datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë ”, të ndryshuar, me
propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Miratimi i raportit vjetor të konsoliduar të zbatimit të buxhetit
Miratohet raporti vjetor i konsoliduar i zbatimit të buxhetit për vitin 2018, sipas dokumenteve të
mëposhtme, pjesë përbërëse të tij:
a) pasqyrat e konsoliduara vjetore për transaksionet financiare të shtetit, për vitin 2018;
b) raporti për zbatimin e buxhetit vjetor 2018, në nivelin e fondeve të miratuara dhe objektivat e
realizuar;
c) raporti për borxhin publik dhe përbërjen e tij, për vitin 2018;
ç) raporti për përdorimin e fondit rezervë dhe të kontingjencës, për vitin 2018;
d) raporti për situatën e kontrollit të brendshëm financiar, publik, në njësitë e qeverisjes së
përgjithshme, gjatë vitit 2018.
Neni 2
Hyrja në fuqi
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 17.10.2019.
Shpallur me dekretin nr. 11345, datë 6.11.2019 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Ilir Meta
2
Tabela 1
BUXHETI 2018, SIPAS INSTITUCIONEVE BUXHETORE DHE PROGRAMEVE
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.