Ligj

Për Korporatën e Investimeve Shqiptare

Ligji nr. 71/2019, datë 17 tetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
71/2019
Data e miratimit
17 tetor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 180, 27 dhjetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2019-12-27

LIGJ

Nr. 71/2019

PËR KORPORATËN E INVESTIMEVE SHQIPTARE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim krijimin e Korporatës së Investimeve Shqiptare (në vijim

Korporata), si dhe përcaktimin e rregullave për organizimin dhe funksionimin e veprimtarisë së

saj.

Neni 2

Objektivat e Korporatës

Korporata ka këta objektiva kryesorë:

1. Nxit zhvillimin ekonomik nëpërmjet projekteve të investimit në nivel qendror, vendor

dhe rajonal, në mbështetje të politikave shtetërore të zhvillimit.

2. Vënien në përdorim më eficiencë të pronave shtetërore.

3. Kryerjen e investimeve duke mobilizuar kapital shtetëror dhe/ose privat.

Neni 3

Parimet e përgjithshme

1. Në përmbushjen e funksioneve të saj, Korporata udhëhiqet nga parimet e mëposhtme:

a) përparësia e zhvillimit ekonomik në nivel qendror, vendor dhe rajonal, si dhe lidhjen

me politikat shtetërore të zhvillimit;

b) pavarësia në vendimmarrje, në kryerjen e funksioneve, në propozimin dhe zbatimin e

projekteve;

c) përfitueshmëria, fizibiliteti ekonomik dhe tregtar i projekteve;

ç) trajtimi në mënyrë të drejtë dhe të barabartë i palëve me të cilat bashkëpunon;

d) ruajtja dhe zhvillimi i vlerës së aseteve;

dh) zbatimi me efektivitet, eficiencë, dhe ekonomicitet i funksioneve dhe detyrave;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.