Për rininë
Ligji nr. 75/2019, datë 4 nëntor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 17 mars 2025.
- Numri
- 75/2019
- Data e miratimit
- 4 nëntor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 180, 27 dhjetor 2019
- Hyn në fuqi
- 11 janar 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 180, datë 2019-12-27
LIGJ
Nr. 75/2019
PËR RININË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është mbrojtja e të drejtave të të rinjve në mënyrë gjithëpërfshirëse,
krijimi
i kushteve të nevojshme për aktivizimin, pjesëmarrjen dhe mbështetjen e të rinjve,
përcaktimi i funksioneve dhe kompetencave të institucioneve në nivel qendror dhe vendor, si
dhe bashkëpunimi me organizatat që ushtrojnë veprimtari në fushën e rinisë.
Neni 2
Qëllimi
i këtij
Qëllimi
ligji është përcaktimi
i veprimtarive, mekanizmave dhe autoriteteve
përgjegjëse për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të të rinjve në Republikën e Shqipërisë
dhe të të rinjve shqiptarë në diasporë, si dhe financimin e veprimtarive rinore, në kuadër të së
drejtës së të rinjve për mbrojtje të veçantë nga shteti.
Neni 3
Përkufizime
Në këtë ligj termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:
a) “Dialog i strukturuar” është dialogu i hapur, transparent, afatgjatë, i vazhdueshëm dhe
sistematik ndërmjet të rinjve e organizatave rinore dhe organizatave për të rinjtë, si dhe
institucioneve në nivel qendror e vendor, që mbulojnë çështje të lidhura me të rinjtë.
b) “Edukimi joformal për të rinjtë” është çdo veprimtari e organizuar dhe e përshtatur
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 17 mars 2025 · 24/2025 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 75/2019, "Për rininë"
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.