Për disa ndryshime në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar”
Ligji nr. 15/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 15/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 12 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 27 shkurt 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2026-02-12
LIGJ
Nr. 15/2026
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 97/2013, “PËR MEDIAT AUDIOVIZIVE
NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, I NDRYSHUAR1
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e një deputeti,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 97/2013, “Për mediat audiovizive në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, bëhen
këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 3 shtohen përkufizimet, si më poshtë:
“54. “Regjistri i pronësisë së OSHMA-ve” është bazë të dhënash elektronike e administruar dhe
e publikuar nga AMA, në të cilin regjistrohen të dhënat për strukturën pronësore dhe pronarin
përfitues sipas legjislacionit në fuqi për mediat audiovizive dhe për regjistrin e pronarëve përfitues,
me qëllim garantimin e transparencës së pronësisë të shoqërive mediatike.
55. “Pronar përfitues”, “pronësi direkte” dhe “pronësi indirekte” kanë kuptimin e përcaktuar në
legjislacionin në fuqi për regjistrin e pronarëve përfitues, të zbatueshme dhe të interpretuara në
funksion të garantimit të transparencës së pronësisë së subjekteve OSHMA.”.
Pas nenit 33 shtohet neni 33/1 me këtë përmbajtje:
Neni 2
“Neni 33/1
Transparenca pronësore mediatike
1. AMA siguron që çdo ofrues i shërbimit mediatik që është nën juridiksionin e saj të bëjë
lehtësisht, në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të aksesueshëm në mënyrë të përhershme për marrësit e
një shërbimi të paktën informacionin e mëposhtëm:
a) emrin;
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.