Ligj

Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe

Ligji nr. 76/2019, datë 11 nëntor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
76/2019
Data e miratimit
11 nëntor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 155, 18 nëntor 2019
Hyn në fuqi
3 dhjetor 2019
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 155, datë 2019-11-18

LIGJ

Nr. 76/2019

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KOMISIONIN

NDËRKOMBËTAR PËR EKSPLORIMIN SHKENCOR NË DETIN MESDHE

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 121, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Komisionin Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në

Detin Mesdhe, bërë më 4 dhjetor 2009, në Monako, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij ligji dhe

është pjesë përbërëse e tij.

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Neni 2

Miratuar në datën 11.11.2019.

Shpallur me dekretin nr. 11353, datë 14.11.2019 të Presidentit të Republikës së

Shqipërisë, Ilir Meta

KRYETAR

Gramoz RUÇI

STATUTET E KNESHDM-së

(ndryshuar më 4 dhjetor 2009)

Neni i parë

Komisioni Ndërkombëtar për Eksplorimin Shkencor në Detin Mesdhe (KNESHDM) është

një organizatë ndërqeveritare, e cila gëzon zotësinë juridike. KNESHDM-ja përbëhet nga të

deleguarit e shteteve nënshkruese që lagen nga deti Mesdhe dhe nga detet që e përbëjnë këtë det,

si dhe nga të deleguarit e qeverive të shteteve nënshkruese që nuk lagen nga ky det, por që

kryejnë hulumtime, studime dhe punë oqeanologjike në këtë det.

Pranimi në KNESHDM i shteteve që nuk lagen nga deti Mesdhe bëhet me miratimin e dy të

tretave të anëtarëve.

Presidenca e Komisionit i takon njërit prej shteteve nënshkrues që laget nga deti Mesdhe.

Neni 1 bis

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.