Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të Kuvendit”, i ndryshuar
Ligji nr. 14/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 14/2026
- Data e miratimit
- 28 janar 2026
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 34, 12 shkurt 2026
- Hyn në fuqi
- 27 shkurt 2026
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2026-02-12
LIGJ
Nr. 14/2026
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8891, DATË 2.5.2002,
“PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E KOMISIONEVE HETIMORE
TË KUVENDIT”, I NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e deputetëve,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 8891, datë 2.5.2002, “Për organizimin dhe funksionimin e komisioneve hetimore të
Kuvendit”, i ndryshuar, bëhen shtesat dhe ndryshimet si më poshtë:
Në nenin 4, pika 2, pas fjalës “hetimin” shtohet togfjalëshi “dhe pyetjen e dëshmitarëve”.
Neni 1
Neni 2
Në nenin 5, pas pikës 1 shtohet pika 1/1 me këtë përmbajtje:
“1/1. Në çdo rast palët janë të detyruara të bashkëpunojnë për arritjen e një formulimi konsensual
lidhur me objektin e hetimit.”.
Neni 3
Në nenin 13 bëhen ndryshimet si më poshtë:
1. Në pikën 4 togfjalëshi “shumicës së anëtarëve që kërkon kjo lloj vendimmarrje” zëvendësohet
me togfjalëshin “ndërmjetëm të komisionit”.
2. Pika 5 ndryshohet si më poshtë:
“5. Kërkesa për pyetjen e dëshmitarëve ose marrjen e provave të tjera, pasi ka filluar shqyrtimi,
mund të ngrihet nga çdo anëtar komisioni dhe refuzohet vetëm me vendim të ndërmjetëm dhe të
arsyetuar të komisionit.”.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Miratuar në datën 28.1.2026.
Shpallur me dekretin nr. 51, datë 9.2.2026, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Bajram
Begaj.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.