Ligj

Për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje

Ligji nr. 11/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
11/2026
Data e miratimit
28 janar 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 34, 12 shkurt 2026
Hyn në fuqi
27 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 34, datë 2026-02-12

LIGJ

Nr. 11/2026

PËR PARANDALIMIN DHE MBROJTJEN NGA DHUNA

NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË FAMILJE

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, dhe 83, pika 1, të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim:

1. Parandalimin, eliminimin dhe mbrojtjen nga të gjitha format e dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje në veprimtarinë publike, private, përfshirë dhunën në mjedisin digjital;

2. Sigurimin e mbrojtjes së menjëhershme nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje nëpërmjet mjeteve ligjore, civile e administrative, masave të tjera të nevojshme dhe politikave të integruara e gjithëpërfshirëse, me në qendër viktimën, duke u kushtuar vëmendje të veçantë pjesëtarëve të familjes, që preken në mënyrë disproporcionale dhe që janë më të cenueshëm, si: gratë, vajzat, fëmijët, të moshuarit dhe personat me aftësi të kufizuara.

Neni 2

Objekti

Objekti i këtij ligji është:

1. Parandalimi, mbrojtja, mbështetja dhe rehabilitimi i viktimave nëpërmjet krijimit të një rrjeti të koordinuar institucionesh përgjegjëse në nivel qendror dhe vendor, si dhe organizatave të shoqërisë civile, me qasje të integruar dhe me në qendër viktimën;

2. Forcimi i rolit të autoriteteve përgjegjëse administrative e të sistemit të drejtësisë për marrjen e masave të menjëhershme të mbrojtjes nga dhuna ndaj grave dhe dhuna në familje;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.