Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar.
Akti normativ nr. 2/2015, datë 11 dhjetor 2015, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 2/2015
- Data e miratimit
- 11 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 213, 14 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 14 dhjetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 213, datë 2015-12-14
Faqe|1
AKT NORMATIV
Nr. 2, datë 11.12.2015
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.160/2014, “PËR BUXHETIN
E VITIT 2015”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr.160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime dhe
shtesa:
Neni 1
Neni 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 3
Buxheti vendor për vitin 2015 është:
Të ardhurat 42 877 milionë lekë;
Nga të cilat:
Transfertë nga buxheti
qendror
27 314 milionë lekë;
Të ardhura të tjera 15 563 milionë lekë;
Shpenzimet 42 877 milionë lekë.
Neni 2
Në nenin 10 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:
1. Paragrafi i parë ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Shpenzimet e buxhetit të shtetit, sipas grupeve kryesore, janë:
Shpenzime të buxhetit
qendror
345 733 milionë lekë;
Fondi rezervë dhe
kontigjenca
2 952 milionë lekë;
Detyrimet e prapambetura 18 500 milionë lekë;
Huadhënie për energjinë 1 000 milionë lekë;
Fond shpronësimesh 5 000 milionë lekë.
2. Në fund të nenit shtohet një paragraf, me këtë përmbajtje:
“Fondi i shpronësimeve deri në 5 000 milionë lekë transferohet nga Ministria e Financave në
llogarinë e shpronësimeve në Bankën e Shqipërisë dhe përdoret me vendime të Këshillit të
Ministrave për shpronësime në proces apo shpronësime të reja.”.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.