Për disa ndryshime në ligjin nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar.
Akti normativ nr. 3/2015, datë 28 dhjetor 2015, nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë.
- Numri
- 3/2015
- Data e miratimit
- 28 dhjetor 2015
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 235, 30 dhjetor 2015
- Hyn në fuqi
- 30 dhjetor 2015
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Akt normativ
Fletore Zyrtare: nr. 235, datë 2015-12-30
Faqe|1
AKT NORMATIV
Nr. 3, datë 28.12.2015
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 160/2014, “PËR BUXHETIN E VITIT 2015”,
TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 101 të Kushtetutës, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i
Ministrave
VENDOSI:
Në ligjin nr. 160/2014, “Për buxhetin e vitit 2015”, të ndryshuar, bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Neni 4 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“Neni 4
Buxheti i sigurimeve shoqërore për vitin 2015 është:
l. Skema e sigurimit të detyrueshëm shoqëror
Të ardhurat, gjithsej 102 115 milionë lekë;
Nga të cilat:
- kontributet 59 118 milionë lekë;
- transferimet nga buxheti i
shtetit
35 822 milionë lekë;
- përdorimi i gjendjes nga viti
2014
6 000 milionë lekë;
- transferim për shpërblime të
pensionistëve
1 175 milionë lekë;
Shpenzimet 102 115 milionë lekë.
Paga minimale, për efekt të pagesës së kontributit të sigurimeve shoqërore dhe shënde -tësore,
përcaktohet nga Këshilli i Ministrave dhe ndryshon sa herë që rriten pagat dhe pensionet. Këshilli i
Ministrave përcakton masën e kontributit për personat e vetëpunësuar në bujqësi, si dhe për kategoritë e
veçanta të personave të vetëpunësuar , duke mbuluar nga buxheti i shtetit diferencën midis këtyre
kontributeve me masën e kontributit të përcaktuar për personat e vetëpunësuar në qytet. Për vitin 2015,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.