Ligj

Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 11, datë 19.12.2025, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 115/2024, “Për buxhetin e vitit 2025”, i ndryshuar

Ligji nr. 2/2026, datë 28 janar 2026, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
2/2026
Data e miratimit
28 janar 2026
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 11 shkurt 2026
Hyn në fuqi
11 shkurt 2026
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 2026-02-11

UDHËZIM

Nr. 2, datë 25.9.2026

PËR PËRCAKTIMIN E FORMATIT, PËRMBAJTJES, MËNYRËS SË

PARAQITJES DHE SHQYRTIMIT TË KËRKESËS PËR REGJISTRIM NË

REGJISTRIN E LOBIMIT

Në mbështetje të pikës 7, të nenit 9, të ligjit nr. 12/2026, datë 28.1.2026, “Për lobimin në

Republikën e Shqipërisë” (në vijim “Ligji”), Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe

Mbrojtjen e të Dhënave Personale (në vijim “Komisioneri”),

UDHËZON:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Objekti

Ky udhëzim përcakton formatin, përmbajtjen, mënyrën e paraqitjes dhe shqyrtimit të

kërkesës për regjistrim në Regjistrin e Lobimit (në vijim “Regjistri”), dokumentacionin e

detyrueshëm që i bashkëlidhet kërkesës dhe procedurën e vendimmarrjes nga Komisioneri.

Neni 2

Qëllimi

Qëllimi i këtij udhëzimi është të standardizojë procedurën e regjistrimit në Regjistër, në

përputhje me ligjin, duke garantuar trajtim të njëjtë të kërkesave, saktësinë e të dhënave,

transparencën e procedurës dhe mbrojtjen e të dhënave personale.

Neni 3

Fusha e zbatimit

1. Ky udhëzim zbatohet për të gjithë personat fizikë dhe juridikë që paraqesin kërkesë për

regjistrim në Regjistër, në përputhje me ligjin.

2. Ky udhëzim zbatohet, gjithashtu, për strukturën përgjegjëse të Komisionerit, të ngarkuar

me marrjen, verifikimin, shqyrtimin dhe vendimmarrjen mbi kërkesat për regjistrim, si dhe

administrimin e dokumentacionit përkatës.

KREU II

KËRKESA PËR REGJISTRIM DHE DOKUMENTACIONI I DETYRUESHËM

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.