Ligj

Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar

Ligji nr. 83/2019, datë 17 dhjetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
83/2019
Data e miratimit
17 dhjetor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 184, 30 dhjetor 2019
Hyn në fuqi
14 janar 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2019-12-30

LIGJ

Nr. 83/2019

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR. 9920, DATË 19.5.2008,

“PËR PROCEDURAT TATIMORE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,

TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të

ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:

Neni 1

Në nenin 41, pika 1, fjalia e dytë, fjalët “sipas shkronjës “b”, të pikës 1, të nenit 121, të këtij

ligji” zëvendësohen me fjalët “sipas pikës 2, të nenit 121, të këtij ligji”.

Neni 2

Në nenin 46 bëhen këto ndryshime:

1. Në pikën 1, fjalët “faturë tatimore, dëftesë tatimore ose kupon tatimor” zëvendësohen me

fjalën “faturë”.

2. Pika 3 ndryshohet si më poshtë:

“3. Tatimpaguesi nuk është i detyruar të mbajë regjistra të veçantë, sipas pikës 2, të këtij neni,

për të cilët administrata tatimore harton raporte automatike, në përputhje me legjislacionin në

fuqi për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit.”.

Neni 3

Në nenin 47 bëhen këto ndryshime:

1. Fjalët “ faturë të thjeshtë tatimore apo kuponë tatimorë” zëvendësohen me fjalën “faturë”.

2. Në fund të paragrafit shtohen fjalët “dhe legjislacionit në fuqi për faturën dhe sistemin e

monitorimit të qarkullimit”.

Në nenin 48, pika 3 shfuqizohet.

Neni 4

Neni 5

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.