Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 8, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës 26.11.2019”
Ligji nr. 96/2019, datë 18 dhjetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 96/2019
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 182, 30 dhjetor 2019
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2019-12-30
LIGJ
Nr. 96/2019
PËR MIRATIMIN E AKTIT NORMATIV, ME FUQINË E LIGJIT, NR. 8,
DATË 16.12.2019, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR PËRDORIMIN
E PROCEDURËS SË PËRSHPEJTUAR PËR SUBVENCIONIMIN E PAGESËS
SË QIRASË SË BANESËS PËR FAMILJET E MBETURA TË PASTREHA,
SI PASOJË E FATKEQËSISË NATYRORE, TËRMETIT TË DATËS 26.11.2019”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 101 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Miratohet akti normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 8, datë 16.12.2019, i Këshillit të Ministrave,
“Për përdorimin e procedurës së përshpejtuar për subvencionimin e pagesës së qirasë së
banesës për familjet e mbetura të pastreha, si pasojë e fatkeqësisë natyrore, tërmetit të datës
26.11.2019”.
Miratuar në datën 18.12.2019
Shpallur me dekretin nr. 11397, datë 27.12.2019, të Presidentit të Republikës së
Shqipërisë, Ilir Meta.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.