Ligj

Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme

Ligji nr. 90/2019, datë 18 dhjetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 janar 2022.

Numri
90/2019
Data e miratimit
18 dhjetor 2019
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 182, 30 dhjetor 2019
Hyn në fuqi
14 janar 2020
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 182, datë 2019-12-30

LIGJ

Nr. 90/2019

PËR RIVLERËSIMIN E PASURISË SË PALUAJTSHME

Në mbështetje të neneve 78, 81, pika 1, 83 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e një

deputeti,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Rivlerësimi i pasurisë së paluajtshme për individët

1. Të gjithë individët, të cilët kanë në pronësi pasuri të paluajtshme, kanë të drejtë që, nga data

e hyrjes në fuqi të këtij ligji, deri në datën 30 shtator 2020 të bëjnë rivlerësimin e kësaj pasurie me

vlerën e tregut.

2. Ky rivlerësim mund të bëhet nga një ekspert i licencuar për vlerësimin e pasurisë së

paluajtshme nga institucionet përkatëse ose nga zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të

Kadastrës .

3. Në rast se individi zgjedh që të bëjë rivlerësimin me një ekspert të licencuar, atëherë

aplikimit të tij për rivlerësim të pasurisë së paluajtshme i bashkëlidh edhe aktin e vlerësimit të

ekspertit.

4. Zyrat vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës përllogarisin:

a) bazën e tatueshme, e cila llogaritet si diferenca ndërmjet vlerës së pasqyruar në akt

ekspertimi, e cila nuk mund të jetë më e vogël se çmimet minimale fiskale, dhe vlerës së pasurisë

të aktit të regjistruar ose vlerës së rivlerësuar për të cilën është paguar tatimi;

b) tatimin që duhet të paguajë individi për ta regjistruar këtë rivlerësim.

5. Në rast se individi zgjedh që rivlerësimi të kryhet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës, me

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 9 korrik 2020 · 91/2020 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”
  2. 23 dhjetor 2020 · 164/2020 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 90/2019, “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar
  3. 27 janar 2022 · 1/2022 · Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 35, datë 24.12.2021, “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 90/2019 “Për rivlerësimin e pasurisë së paluajtshme”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.