Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar
Ligji nr. 86/2019, datë 18 dhjetor 2019, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 86/2019
- Data e miratimit
- 18 dhjetor 2019
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 184, 31 dhjetor 2019
- Hyn në fuqi
- 15 janar 2020
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 184, datë 2019-12-31
LIGJ
Nr. 86/2019
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 9975, DATË 28.7.2008,
“PËR TAKSAT KOMBËTARE”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të neneve 78, 83, pika 1, dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008, “Për taksat kombëtare”, të ndryshuar, bëhen shtesat dhe
ndryshimet e mëposhtme:
Neni 1
Në nenin 2, pika 5, shkronja “b”, shtohen paragrafët me këtë përmbajtje:
“Vlera e mjetit plotësohet në sistemin informatik të DPTSHRR-së, kur mjeti regjistrohet për
herë të parë ose/dhe sa herë ndryshon pronësia e tij. Vlera e mjetit, për efekt të klasifikimit
“Automjet luksoz”, reduktohet çdo vit me 10 për qind të vlerës së mbetur.
Për automjetet të cilat shiten, vlera e shitjes së tyre, për efekt klasifikimi si “Automjet luksoz”,
nuk mund të jetë më e vogël se vlera e mjetit të amortizuar, sipas paragrafit të mësipërm.”.
Neni 2
Në nenin 4, pika 3, bëhen këto ndryshime:
a) Fjalët “prej 5 për qind të shumës së detyrimit të papaguar për çdo muaj vonesë, por jo më
shumë se 25 për qind për çdo vit” zëvendësohen me fjalët “sipas nenit 114, të ligjit nr. 9920, datë
19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”.
b) Fjalët “18 për qind” zëvendësohen me fjalët “25 për qind”.
Neni 7 ndryshohet si më poshtë:
Neni 3
“Neni 7
Taksa që vilet nëpërmjet pullës
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.